Aksident në Lezhë-Shkodër, përplaset makina me motorin

Një person u plagos si pasojë e një aksidenti rrugor pranë Dajçit ku u përfshinë një makinë dhe një motor.

25.03.2026. 16:36

Aksident në Lezhë-Shkodër, përplaset makina me motorin

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar mesditën e së mërkurës në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Sipas të dhënave nga policia aksident ka ndodhur shumë pranë kryqëzimit të Dajçit, teksa janë përfshirë një makinë dhe një motor.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i drejtuesi i motorit, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal.

Paraprakisht nuk dihen shkaqet e aksidentit, teksa policia ka shkuar në vendngjarje për normalizimin e trafikut dhe për të hetuar për dinamikën.

Drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksident u shoqëruar në komisariat për hetime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)