Zbulohet formacioni i mundshëm i Polonisë, trajneri Urban: Shqipëria mund të na surprizojë!

Në konferencën për shtyp të zhvilluar këtë të mërkurë, tekniku i vendasve Jan Urban u shpreh se ndeshja do të jetë e hapur dhe Shqipëria mund të dale me fitore nga Varshava.

25.03.2026. 17:49

Zbulohet formacioni i mundshëm i Polonisë, trajneri Urban: Shqipëria mund të na surprizojë!

Në prag të përballjes së mbrëmjes së nesërme ndaj Shqipërisë në play-off e Botërorit, trajneri i Polonisë, Jan Urban, ka vlerësuar maksimalisht kuqezinjtë, duke i cilësuar si një skuadër të organizuar dhe me karakter.

Në konferencën për shtyp të zhvilluar këtë të mërkurë, Urban u shpreh se ndeshja do të jetë e hapur dhe Shqipëria mund të dale me fitore nga Varshava.

“Pres një ndeshje të hapur, edhe pse Shqipëria është një ekip i fokusuar në mbrojtje. Ata gjithashtu e dinë se duhet të ketë një rezultat. Në ndeshjet e fundit kundër tyre, na kanë shkaktuar më shumë probleme. Ata janë një ekip me një formacion shumë të qëndrueshëm, i njëjti trajner për disa vite dhe janë të organizuar mirë. Ata mund të bëjnë një surprizë, por shpresoj që jo nesër”, deklaroi trajneri polak.

Për sfidën foli edhe mbrojtësi i Polonisë, Jakub Moder, i cili theksoi vështirësinë e përballjes me Shqipërinë.

“Nuk do të jetë e lehtë kundër Shqipërisë, e dimë këtë. Ata po luajnë mirë dhe po mbrohen mirë. Çelësi do të jetë shkatërrimi i mbrojtjes së tyre. Pas analizës dhe stërvitjes, e dimë që kemi një plan, një metodë dhe gjithçka do të funksionojë në fund”, u shpreh ai.

Ndërkohë, mediat polake kanë zbuluar edhe formacionin e mundshëm që pritet të hedhë në fushë trajneri Urban. Në portë do të jetë Grabara, ndërsa mbrojtja me tre do të përbëhet nga Kiëior, Bednarek dhe Kedziora.

Mesfusha pritet të jetë e mbushur me emra si Pyrka, Zielinski, Slisz dhe Cash, ndërsa në repartin ofensiv, pas sulmuesit kryesor Robert Lewandowski, do të veprojnë Kaminski dhe Pietuszewski.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)