Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Poloni pak pas mesditës së kësaj të mërkure, duke hyrë zyrtarisht në fazën finale të përgatitjeve për sfidën vendimtare ndaj Polonisë në “play-off”-in e Botërorit 2026.
Delegacioni kuqezi është pritur në Varshavë nga dhjetëra tifozë shqiptarë, të cilët kanë krijuar menjëherë atmosferë entuziaste, duke treguar mbështetjen për ekipin në një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e futbollit shqiptar.
Skuadra e drejtuar nga Sylvinho vjen në këtë përballje pas disa ditësh përgatitjesh në Tiranë, ndërsa pritet që në orët në vijim të zhvillojë edhe seancat e fundit stërvitore në prag të ndeshjes. Trajneri brazilian pritet t’i qëndrojë besnik formacionit që ka përdorur në ndeshjet e fundit.
Sfida ndaj Polonisë konsiderohet vendimtare për fatin e kuqezinjve në rrugën drejt Botërorit 2026. Edhe pse në letër kundërshtari shihet si favorit, Shqipëria synon të përmbysë parashikimet dhe të mbajë gjallë ëndrrën për një kualifikim historik.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)