3 mijë kuqezi në Varshavë, shiten të gjitha biletat për tifozët shqiptarë në ndeshjen Poloni-Shqipëri

Ndeshja e kësaj të enjteje në orën 20:45 është historikë për Kombëtaren, që do të provojë kualifikimin e parë në Kupën e Botës.

25.03.2026. 09:44

3 mijë kuqezi në Varshavë, shiten të gjitha biletat për tifozët shqiptarë në ndeshjen Poloni-Shqipëri

Të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin “PGE Narodowy” në Varshavë janë shitur. Njoftimi u dha nga Federata Shqiptare e Futbollit, që konfirmoi se sektori i mbështetësve kuqezi do të jetë plotësisht i mbushur për ndeshjen “play-off” të Botërorit 2026, Poloni-Shqipëri.

Në total, më 26 mars në kryeqytetin polak do të jenë të pranishëm rreth 3 mijë tifozë. Kjo është edhe kuota sipas rregullores, ku tifozëve të skuadrës udhëtuese i vendoset në dispozicion 5% e kapacitetit të stadiumit.

FSHF u ka bërë gjithashtu thirrje tifozëve që do të jenë të pranishëm në stadium të respektojnë dhe të ndjekin të gjitha udhëzimet e përcaktuara nga autoritetet dhe Federata Polake. Ndeshja e kësaj të enjteje në orën 20:45 në Poloni është historikë për Shqipërinë, që do të provojë kualifikimin e parë në Kupën e Botës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)