Pas tensioneve të fundit politike, mazhoranca dhe opozita kanë arritur një marrëveshje për të ecur përpara me Reformën Territoriale. Në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë, PS dhe PD u dakordësuan, me Komisionin që vendosi nisjen e një procesi të strukturuar konsultimesh.
Përfaqësuesit e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike ranë dakord mbi planin e dëgjesave, të cilat do të startojnë në datën 3 prill. Ky proces synon të përfshijë jo vetëm diskutime në Kuvend, por edhe takime në nivel lokal.
Gjatë muajve prill dhe maj, komisioni do të zhvillojë takime me drejtues vendorë dhe aktorë të tjerë. Qëllimi është mbledhja e propozimeve dhe vlerësimin e ndryshimeve të mundshme në hartën administrative të vendit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)