Makina del nga rruga dhe bie në humnerë, shpëton mrekullisht shoferi në Tepelenë

Një makinë ra në humnerë pranë Tepelenës, duke lënë të plagosur drejtuesin.

25.03.2026. 17:00

Makina del nga rruga dhe bie në humnerë, shpëton mrekullisht shoferi në Tepelenë

Drejtuesi i një makinë në Tepelenë ka shpëtuar mrekullisht nga një aksident rrugor, ku mjeti që ai drejtonte doli nga rruga dhe ra në një humnerë.

Aksidenti u regjistrua në aksin Nivicë-Gusmar, në një zonë malore, ku mjeti tip Benz për motive ende të paqarta, doli nga rruga dhe ra nga një lartësi e madhe me kokë poshtë.

Makina e aksidentuar u pikas nga banorët e zonës që lajmëruan policinë dhe ekipet e emergjencës që shkuan menjëherë në vendngjarje për t’i ardhur në ndihmë drejtuesit të mjetit.

Pas disa minutash punë intensive ai u nxorr me vështirësi nga mjeti i dëmtuar dhe u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia në vendngjarje po kryen hetime për zbardhjen e këtij aksidenti.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)