Mësohet se 15 protestuesit e ndaluar në protestën e 22 marsit të opozitës janë lënë të lirë, ndërsa ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Në total, pas protestës u shoqëruan 23 persona, mes tyre edhe 4 të mitur, të cilët u liruan pas verifikimeve, ndërsa 15 të tjerë përfunduan në pranga.
Që në nisje të protestës, pati incidente me hedhje molotovësh dhe fishekzjarrësh në drejtim të institucioneve, ndërsa policia reagoi me gaz lotsjellës dhe ujë me piper për të shpërndarë turmën.
Situata u përshkallëzua në disa momente në përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Në tensione u përfshinë edhe deputetët e Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, Flamur Noka dhe Xhelal Mziu, të cilët patën përballje verbale dhe akuza ndaj forcave të rendit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)