Lufta në Iran nxit krizën e karburantit, Europa mund të “fik” motorët” brenda pak ditësh

Shefi i gjigantit të hidrokarbureve, Shell, thotë se Europa mund të përballet me mungesë karburanti brenda muajit prill, ndërsa Irani kufizon furnizimet dhe mban të mbyllur Ngushticën e Hormuzit.

Burimi: The Guardian

25.03.2026. 16:10

Lufta në Iran nxit krizën e karburantit, Europa mund të “fik” motorët” brenda pak ditësh

Evropa mund të përballet me mungesë energjie dhe karburanti që nga muajin i ardhshën në rast se Ngushtica e Hormuzit nuk rihapet. Kështu ka deklaruar drejtori ekzekutiv i gjigantit të hidrokarbureve, Shell, Wael Sawan.

Shefi i kompanisë më të madhe të naftës në Evropë tha se po punon me qeveritë në BE për t'i ndihmuar ato të adresojnë krizën e furnizimit me naftë dhe gaz, e cila tashmë ka çuar në racionimin e energjisë në vendet aziatike.

Çmimet e naftës ranë përsëri në rreth 100 dollarë për fuçi të mërkurën nga niveli maksimal prej rreth 114 dollarësh në fillim të javës, pas raportimeve se Shtëpia e Bardhë u ka dërguar udhëheqësve të Iranit një plan paqeje me 15 pika.

Megjithatë, pa një rikthim të furnizimeve të naftës bruto nga Gjiri tek blerësit globalë nëpërmjet kanalit të rëndësishëm të Hormuzit, Evropa mund të përballet me mungesa të lëndëve djegëse fosile brenda disa javësh, sipas Wael Sawan.

Shefi i Shell tha në një konferencë të madhe të industrisë së naftës në Teksas se “Azia Jugore ishte e para që mori këtë peshë”.

“Kjo krizë është zhvendosur në Azinë Juglindore, Azinë Verilindore dhe më pas në Evropë ndërsa hyjmë në prill”, shtoi ai.

Sawan tha se kriza, tani në javën e katërt, ka ndikuar tashmë në furnizimet me karburant për avionët, çmimi i të cilit është dyfishuar që nga fillimi i konfliktit dhe nafta mund të vihet nën presion më pas, e ndjekur nga benzina ndërsa fillon sezoni i verës në SHBA dhe Evropë.

Paralajmërimi i ashpër u pasqyrua edhe nga Ministrja e Ekonomisë së Gjermanisë, Katherina Reiche, e cila paralajmëroi gjithashtu në të njëjtën konferencë të industrisë se mungesa e furnizimit me energji mund të ndodhë në fund të prillit ose majit nëse konflikti vazhdon.

Ajo shtoi se vendimi i Gjermanisë për të hequr gradualisht energjinë bërthamore ishte një gabim i madh dhe se importet më të mëdha të gazit nëpërmjet cisternave super të ftohta nga jashtë do të ishin një pjesë e rëndësishme e zgjidhjes.

Kërcënimi që kanos furnizimet me energji të Evropës mund të çojë në një recesion të zgjatur ekonomik global nëse nafta arrin 150 dollarë për fuçi, sipas shefit të kompanisë financiare amerikane BlackRock.

Në një intervistë me BBC-në, Larry Fink, i cili drejton grupin më të madh menaxhues të aseteve në botë, tha se nëse Irani "mbetet një kërcënim" dhe çmimet e naftës mbeten të larta, kjo do të ketë "implikime të thella" për ekonominë botërore.

Edhe pse është shumë herët për të përcaktuar shkallën dhe rezultatin e plotë të konfliktit, Fink përshkroi dy skenarë, një në të cilin një zgjidhje e plotë e konfliktit lejon që çmimet e naftës të kthehen në nivelet para krizës prej rreth 70 dollarë për fuçi, dhe një tjetër në të cilin konflikti i çon çmimet në nivele rekord.

“Mund të kemi vite me çmim mbi 100 dollarë, më afër 150 dollarëve për naftën, gjë që ka implikime të thella në ekonomi dhe një pasojë të një recesioni ndoshta të ashpër”, deklaroi ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)