Një grua shqiptare është vënë nën hetim në Savona, pasi dyshohet për tentativë vrasjeje ndaj vjehrrës së saj 73-vjeçare, e cila është me aftësi të kufizuara.
Sipas autoriteteve italiane, 48-vjeçarja dyshohet se ka tentuar ta helmojë të moshuarën duke përzier helm për minj në ushqimin e saj.
Ngjarja u zbulua pas disa shtrimeve të njëpasnjëshme në spital të 73-vjeçares. Analizat mjekësore zbuluan praninë e niveleve të larta të substancave toksike në gjakun e saj, duke ngritur dyshime për helmim të qëllimshëm.
Me vendim të gjykatës hetuese, ndaj 48-vjeçares është vendosur masa e sigurisë “detyrim për t’u larguar nga banesa”, si dhe ndalimi për t’iu afruar viktimës. Gjithashtu, ajo do të mbahet nën monitorim përmes një byzylyku elektronik.
Hetimet po zhvillohen nga policia dhe po koordinohen nga prokuroria e Savonës, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe verifikimin nëse në këtë rast janë të përfshirë edhe persona të tjerë.
Gjatë kontrollit në banesë, hetuesit kanë sekuestruar një pako helm për minjtë që përmbante Brodifakum, një substancë shumë toksike që dyshohet se ka shkaktuar helmimin.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)