Rihapet lotaria amerikane, kush janë kushtet që ndryshojnë?

Sipas njoftimeve nga Departamenti i Shtetit, edicioni i këtij viti do të shoqërohet me disa risi në procedurat e aplikimit.

25.03.2026. 18:46

Rihapet lotaria amerikane, kush janë kushtet që ndryshojnë?

Programi i njohur i lotarisë amerikane, “Diversity Visa Lottery”, rikthehet për qytetarët shqiptarë pas një ndërprerjeje njëvjeçare.

Sipas njoftimeve nga Departamenti i Shtetit, edicioni i këtij viti do të shoqërohet me disa risi në procedurat e aplikimit, të cilat synojnë të rrisin transparencën dhe të kufizojnë praktikat abuzive.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme është vendosja e një pagese simbolike prej rreth 1 euro për aplikim. Gjithashtu, aplikantët do të duhet të kenë një pasaportë të vlefshme në momentin e regjistrimit, të paraqesin një fotografi të fundit dhe të plotësojnë të dhëna më të detajuara për identifikimin personal.

Përveç këtyre, janë bërë edhe përditësime në formularin online. Konkretisht, termi “Gender” është zëvendësuar me “Sex”, ndërsa “Age” është zëvendësuar me “Date of Birth”, në përpjekje për të standardizuar dhe saktësuar informacionin e kërkuar.

Rihapja e këtij programi shihet si një mundësi e re për shumë shqiptarë që synojnë të emigrojnë drejt Shteteve të Bashkuara përmes një procesi ligjor dhe të rregullt.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)