Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu në një nga hotelet më luksoze të Paris, duke shkaktuar alarm dhe evakuim masiv në zonën qendrore të qytetit.
Ngjarja ndodhi në ”Hotel Le Bristol Paris”, një hotel prestigjioz me 5 yje, i vendosur shumë pranë Pallatit Élysée.
Autoritetet dhe stafi i hotelit konfirmuan se rreth 400 persona u evakuuan menjëherë, ndërsa tre persona pësuan lëndime të lehta. Njëri prej tyre mori ndihmë mjekësore nga ekipet e emergjencës që mbërritën në vendngjarje me ambulanca.
Sipas informacioneve paraprake, flakët nisën në ambientet e kuzhinës, në katin përdhes të ndërtesës. Menaxhmenti i hotelit bëri të ditur se procedurat e sigurisë u zbatuan me përpikëri dhe të gjithë klientët dhe punonjësit u nxorën në kohë nga godina.
Hoteli ndodhet në rrugën e njohur “Faubourg Saint-Honoré”, shumë pranë institucioneve kyçe si presidenca dhe Ministria e Brendshme franceze.
“Hotel Le Bristol Paris” është i njohur për frekuentimin nga figura të njohura të botës së artit dhe spektaklit, si dhe është në pronësi të grupit ndërkombëtar Oetker Collection.
Autoritetet franceze po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të zjarrit, ndërsa situata raportohet të jetë nën kontroll.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)