“Mojtaba Khamenei është homoseksual”, Trump: Ma tha CIA

Trump shtoi se shumë njerëz po e thonë këtë gjë, duke sugjeruar se pretendimet mbi orientimin seksual të Khameneit mund t’i japin atij një imazh të keq në vendin e tij.

Burimi: Jerusalem Post

27.03.2026. 18:09

“Mojtaba Khamenei është homoseksual”, Trump: Ma tha CIA

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi gjatë një interviste me FOX News se Agjencia Qendrore e Inteligjencës e kishte imformuar së fundmi për mundësinë që lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, të jetë homoseksual.

“Ata thanë kështu,” deklaroi Trump, duke konfirmuar raportimin e mëparshëm të Neë York Post në fillim të muajit mars. Ai nuk dha detaje shtesë për besueshmërinë e informacionit të marrë nga CIA.

Trump shtoi se shumë njerëz po e thonë këtë gjë, duke sugjeruar se pretendimet mbi orientimin seksual të Khameneit mund t’i japin atij një imazh të keq në vendin e tij.

Deklarata e presidentit vjen në një kohë tensioni mes SHBA-së dhe Iranit, teksa komuniteti ndërkombëtar vijon të monitorojë zhvillimet politike në Teheran pas vdekjes së liderit të mëparshëm dhe zgjedhjes së Mojtabas si pasues të tij.

Zyrtarë të CIA dhe vetë autoritetet iraniane nuk kanë komentuar publikisht mbi këto pretendime, ndërsa mediat amerikane theksojnë se informacioni i bazuar mbi jetën private të udhëheqësve të huaj shpesh është i vështirë për t’u verifikuar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)