Tjetër afrim në Kombëtare, i riu i talentuar braktis Italinë për Shqipërinë

Mesfushori 22-vjeçar Luis Hasa ka vendosur të përfaqësojë Shqipërinë, duke u larguar nga Italia, ku ka luajtur deri te grupmosha U-21.

Burimi: Giannluca Di Marco

27.03.2026. 19:28

Tjetër afrim në Kombëtare, i riu i talentuar braktis Italinë për Shqipërinë

Mesfushori 22-vjeçar Luis Hasa ka vendosur të përfaqësojë Shqipërinë, duke u larguar nga Italia, ku ka luajtur deri te grupmosha U-21. Lajmin ka qenë vetë FIFA që e ka zyrtarizuar duke i bërë jehonë këtij vendimi të lojtarit.

Hasa aktualisht është i huazuar te Carrareze në Serinë B, ku po kalon një sezon të suksesshëm me 25 paraqitje, 5 gola të shënuar dhe 3 asistime.

Mesfushori e ka nisur karrierën te Juventus, ku luante me moshat, dhe më pas kaloi te Leçe, ku pati vetëm një paraqitje në Kupën e Italisë. Pas Leçes, kartoni i tij u bleu nga Napoli, ku Hasa ishte pjesë e ekipit që u shpall kampion nën drejtimin e Antonio Kontes në edicionin e kaluar, por që nga java e 20-të deri në fund të sezonit qëndroi kryesisht në stol.

Ky është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë, e cila përfiton një talent të ri mesfushor për të forcuar ekipin kombëtar në të ardhmen.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)