Një shqiptar 43-vjeçar dhe partnerja e tij rumune janë kapur nga policia në Verniotë Italisë, gjatë një operacioni që çoi në zbulimin e një banese të kthyer në bazë armatimi dhe droge.
Shqiptari ishte i njohur për drejtësinë italiane dhe nuk kishte letra të rregullta, teksa për të ishte dhënë më herët dhe masa e arrestit në shtëpi.
Gjatë bastisjes u sekuestruan 5 pistoleta, 75 fishekë si dhe rreth 30 mijë euro të ndara në grumbuj, të cilat dyshohet të jenë përfituar nga trafiku i armëve dhe drogës.
Prokuroria e Pratos e përshkroi rastin si një “laborator kriminal multietnik”, duke theksuar se armët dhe paratë ishin të destinuara për veprime që kërcënojnë sigurinë individuale dhe publike.
Ky rast vjen vetëm tre ditë pas sekuestrimit të një laboratori të fshehtë për prodhimin e armëve, i lidhur me krimin e organizuar kinez, duke treguar sa e lartë është prania e aktivitetit kriminal në zonë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)