“Bindi Trump se Irani do mundej lehtë”, J.D. Vance përplaset ashpër me Netanjahun

Mediat raportojnë se zv.presidenti Vance është përplasur me kryeministrin izraelit pasi ky e fundit e paraqiti luftën në Iran si të lehtë për SHBA.

Burimi: Daily Sun

27.03.2026. 19:11

“Bindi Trump se Irani do mundej lehtë”, J.D. Vance përplaset ashpër me Netanjahun

Zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance raportohet se ka zhvilluar një bisedë telefonike të tensionuar këtë javë me Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, duke e kritikuar këtë të fundit për informacionet dhe parashikimet e tij optimiste për luftën në Iran.

Sipas burimeve amerikane, Vance i ka tërhequr vëmendjen Netanyahut se ndryshimi i regjimit në Iran nuk është aq i lehtë sa e kishte prezantuar ai para Presidentit amerikan.

“Para luftës, Bibi e shiti situatën të presidenti si të lehtë, duke thënë se ndryshimi i regjimit ishte shumë më i mundshëm, ndërkohë që nuk ishte e vërtetë”, tha një zyrtar amerikan për Axios.

Pas bisedës, burime amerikane theksuan se Izraeli po dëmton punën e Vance, i cili ka marrë një rol udhëheqës në negociatat për armëpushim me Republikën Islamike të Iranit. Vance, një kundërshtar i njohur i luftërave të pakufizuara jashtë vendit, po bashkëpunon me negociatorët e SHBA, Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

Një zyrtar amerikan tha se Izraeli mund të qëndrojë pas raporteve se Irani dëshiron të negociojë me Vance, duke e parë atë si më të hapur për të arritur një marrëveshje për të ndalur luftën.

“Nëse iranianët nuk mund të arrijnë një marrëveshje me Vance, nuk ka marrëveshje. Ai është më i miri që mund të kenë,” tha zyrtari amerikan.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)