Ngjarje e rëndë në Elbasan, plagoset me thikë infermieri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një infermier është plagosur me thikë gjatë ushtrimit të detyrës në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

27.03.2026. 12:13

Ngjarje e rëndë në Elbasan, plagoset me thikë infermieri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një infermier është plagosur me thikë gjatë ushtrimit të detyrës në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Sipas informacioneve zyrtare, autori i dyshuar, një 30-vjeçar me inicialet E. B., është arrestuar në flagrancë nga policia, menjëherë pas incidentit të ndodhur në lagjen “5 Maj”. I plagosuri, shtetasi E. G., i cili punon si infermier në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia bëri të ditur se ndërhyrja ka qenë e menjëhershme, duke bërë të mundur neutralizimin e autorit dhe arrestimin e tij në vendngjarje. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 30 vjeç, pasi në lagjen ‘5 Maj’, ka goditur me mjet prerës, për shkak të detyrës, shtetasin E. G., infermier në Institutin e Mjekësisë Ligjore, i cili është dëmtuar lehtë”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Elbasan, e cila do të vijojë me hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)