Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Beratit, ku një rast abuzimi seksual brenda familjes ka çuar në arrestimin e një 39-vjeçari.
Sipas burimeve zyrtare, në pranga është vënë shtetasi Sabri Likaj, i akuzuar për abuzim seksual ndaj një të miture 15-vjeçare. Mësohet se vajza është mbesa e tij, vajza e vëllait, dhe të dy jetonin në të njëjtën banesë.
Ngjarja është zbuluar pas denoncimit dhe ndërhyrjes së autoriteteve, të cilat kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. 39-vjeçari u arrestua dhe pritet të përballet me drejtësinë për veprën e rëndë penale.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)