Bie nga biçikleta, ndërron jetë polaku 35-vjeçar në Dibër

Një 35- vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga biçikleta. Të dhënat e para bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në Radomirë të Dibrës.

26.03.2026. 20:30

Bie nga biçikleta, ndërron jetë polaku 35-vjeçar në Dibër

Një 35- vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga biçikleta. Të dhënat e para bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në Radomirë të Dibrës.

Dibër / Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në fshatin Radomirë, shtetasi polak G. W., 35 vjeç, duke lëvizur me biçikletë, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka pësuar dëmtime.

I dëmtuari është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)