Territori shqiptar do të ndikohet këtë të premte nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale të herëpashershme me diell, kryesisht në ultësirën perëndimore.
Reshjet e shiut pritet të nisin që në orët e para të ditës dhe të vijojnë deri në pasditen e vonë, përgjithësisht me intensitet të ulët, por në disa momente edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Në zonën e Alpeve dhe në verilindje, mbi 400-500 metra lartësi, si dhe në lindje dhe juglindje mbi 700-800 metra, parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar. Në relievet e larta malore nuk përjashtohen edhe episode të shkurtra me stuhi dëbore.
Pas orëve të pasdites vonë, reshjet pritet të ndërpriten në pjesën më të madhe të territorit.
Era do të fryjë nga juglindja drejt jugperëndimit me një shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa në intervale të caktuara mund të arrijë deri në 15 m/s.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)