Goditjet ndaj rrjeteve të trafikimit të emigrantëve vijojnë, ndërsa policia në Tiranë ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit të koduar “Relay”, duke arrestuar një shtetas të huaj të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.
Në pranga është vënë shtetasi turk G. K., 26 vjeç, i cili u kap në flagrancë në aksin rrugor Kashar-Thumanë, duke transportuar me automjet 3 emigrantë. Sipas hetimeve, ai i ndihmonte ata të kalonin në mënyrë të kundërligjshme drejt vendeve të Bashkimit Evropian, kundrejt pagesës prej 3000 euro për person.
Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, që çuan në ndërhyrjen e menjëhershme dhe kapjen e autorit.
Gjatë veprimeve, policia sekuestroi automjetin e përdorur për transportin e emigrantëve, si dhe tre telefona celularë që dyshohet se përdoreshin për organizimin e aktivitetit kriminal.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)