Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ervina Gjanës, e cila kërkonte kthimin e telefonave të sekuestruar nga SPAK, në kuadër të hetimeve për AKSHI-n.
Më herët, Apeli kishte vendosur që Gjanës t’i ktheheshin vetëm telefonat e fëmijëve, ndërsa pajisjet e tjera mbetën në funksion të hetimeve. Pas këtij vendimi, zyrtarja iu drejtua Gjykatës së Lartë, por kërkesa e saj u refuzua përfundimisht.
Kontrollet nga SPAK janë shtrirë edhe në banesën e saj, pasi bashkëshorti rezulton i lidhur me një nga personat nën hetim. Bëhet fjalë për Renato Hristic, i cili dyshohet të ketë qenë shofer i biznesmenit Ergys Agasi, një nga emrat kryesorë në këtë dosje.
Për këtë çështje janë vendosur masa sigurie për 7 persona, mes tyre ish-drejtoresha Mirlinda Karçanaj dhe zv.drejtoresha Hava Delibashi. Ndërkohë, në kërkim vijojnë Agasi dhe Ermal Beqiri.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se këta persona ushtronin presion dhe shantazh ndaj biznesmenëve për t’u tërhequr nga garat për tenderë, duke favorizuar përfitime të paligjshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)