Një vatër e madhe zjarri është regjistruar pasditen e së enjtes në një zonë me bimësi në Sheshishtë të Vlorës.
Flakët u përhapën me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha dhe shkurre, për shkak të erës.
Zjarrfikësit dhe policia e kanë të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë, teksa flakët aktualisht nuk rrezikojnë banesat.
Deri në këto momente nuk dihen shkaqet e zjarrit, teksa autoritetet po hetojnë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)