Blinken flet për herë të parë për "non grata": Janë problemet e Berishës, jo të SHBA-ve

Gjatë një bisedë në Universitetin e Harvardit, ish sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken është pyetur nga një student shqiptar lidhur me vendimin "non grata" të SHBA-ve për Sali Berishën.

26.03.2026. 19:16

Blinken flet për herë të parë për "non grata": Janë problemet e Berishës, jo të SHBA-ve

Gjatë një bisedë në Universitetin e Harvardit, ish sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken është pyetur nga një student shqiptar lidhur me vendimin "non grata" të SHBA-ve për Sali Berishën. Në kohën kur u shpall lideri i PD-së, Blinken ka qenë në detyrë në administratën e presidentit Joe Biden.

“Unë qëndroj plotësisht pas sanksioneve të vendosura ndaj z. Berisha. Nuk kam asnjë hezitim apo dyshim për këtë vendim, aspak. Kjo nuk flet për mangësitë e administratës, por flet për mangësitë e Berishës dhe unë do të vazhdoj të qëndroj pas kësaj. Është thjesht një ndryshim gjykimi”, u shpreh Blinken.

Berisha dhe familja e tij u shpallën "non grata në maj të 2021, vendim që pasoi mjaft ndryshime në vetë Partinë Demokratike. Në shtator të atij viti kreu i asaj kohë Lulzim Basha e largoi Berishën edhe nga PD-ja, që solli më pas Foltoren e kreut aktual dhe rikthimin e tij në krye të selisë blu.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)