Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga Mulleti i Tiranës ku po pastrohen mjediset e zëna nga makinat e vjetra. Lehtësojmë mjedisin nga "varrezat" e ndryshkut thotë Rama.
"Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara vijon punën për lirimin dhe pastrimin e hapësirave publike të zëna nga automjete dhe motomjete të vjetra, që i nënshtrohen procesit të çmontimit dhe riciklimit sipas standardeve përkatëse, duke lehtësuar kesisoj mjedisin nga “varrezat” e ndryshkut", shkruan ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)