Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë kërkesën lidhur me ndryshimin e masës së sigurisë të Evis Berberit, ish-drejtort të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Trupa gjykuese vendosi që masa e sigurisë të mbetet në fuqi, duke bërë që ish-zyrtari të vazhdojë të qëndrojë në burg.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhet vetëm me këtë masë, ndërsa pretendimet e tjera të ish-drejtorit nuk janë shqyrtuar. Për çështjen e mundshme të papërdorshmërisë së të dhënave të siguruara nga telefoni i tij, Berberi duhet të bëjë kërkesë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë.
Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, është arrestuar me vendim gjykate pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, nën akuzat për korrupsion dhe pastrim parash. Hetimet kanë nxjerrë në pah se Berberi dyshohet të jetë përfshirë në 6 tendera, të cilët SPAK i konsideron të dhënë në mënyrë abusive: 3 prej tyre gjatë kohës që ai ishte drejtor i Eficencës së Energjisë, dhe 3 të tjerë si drejtor i ARRSH. Vlera totale e këtyre tenderave arrin rreth 2.2 milionë euro.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)