Gruaja shtatzënë po çonte 6 fëmijë në kalçeto me makinë, aksidentohet

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e së hënës në zonën e Vaqarrit në Tiranë, pasi dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë disa persona të lënduar.

25.05.2026. 20:23

Sipas informacioneve paraprake, në njërin prej automjeteve udhëtonte një grua shtatzënë së bashku me gjashtë fëmijë, të cilët po shkonin për të luajtur kalçeto. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës dhe policia.

Burime bëjnë me dije se disa prej fëmijëve kanë pësuar dëmtime të lehta dhe janë transportuar për kontroll mjekësor, ndërsa gruaja shtatzënë fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut të përplasjes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)