Një operacion i gjerë i policisë ka “zbarkuar” në Sarandë dhe Ksamil, ku dhjetëra persona, mes tyre policë, zyrtarë vendorë dhe biznesmenë, janë vënë në shënjestër të drejtësisë për dyshime mbi ndërtime pa leje dhe favorizime të paligjshme.
Operacioni është urdhëruar nga Prokuroria e Sarandës dhe po zhvillohet nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë.
Sipas burimeve paraprake, urdhër-arrestet janë lëshuar për dhjetëra persona, ndërsa deri tani raportohet se janë ekzekutuar të paktën dy masa sigurie, një ndaj një efektivi policie dhe një tjetër ndaj një biznesmeni, identitetet e të cilëve ende nuk janë bërë publike.
Hetimet dyshohet se lidhen me skema të favorizimit të ndërtimeve pa leje në zonat turistike të jugut, mosveprim institucional dhe përfshirje të zyrtarëve në aktivitete të paligjshme.
Ndërkohë, kontrollet vijojnë në banesa dhe ambiente të ndryshme për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim dhe ekzekutimin e plotë të masave të sigurisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)