Një i dënuar për veprën penale “Vrasje me dashje” ka humbur jetën këtë të hënë në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, ku ndodhej i shtruar prej disa ditësh në gjendje të rëndë.
Sipas njoftimit zyrtar, viktima është shtetasi me inicialet A.B., i lindur më 1 korrik 1953 në Fier. Ai vuante dënimin me masë mjekimi të detyruar në Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Lezhë, ku ishte transferuar që prej nëntorit të vitit 2021.
Burime zyrtare bëjnë me dije se pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, fillimisht ai u dërgua në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe më pas u transferua në QSUT për trajtim më të specializuar.
“Sot, më datë 25.05.2026, rreth orës 12:20, ka ndërruar jetë pacienti A.B., i cili ishte i shtruar prej datës 17.05.2026 në urgjencën e QSUT-së”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë arresti kardiak.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)