Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënime të rënda për një grup të strukturuar që vepronte në jug të vendit në kultivimin e kanabisit. SPAK ka lexuar pretencën për 17 të pandehur, të cilët akuzohen se gjatë viteve 2021-2022 kanë kultivuar kanabis në katër sera në zonën e Beratit, me një sasi që arrinte deri në 1.8 tonë.
Në total, organi i akuzës ka kërkuar 133 vite burg për të gjithë të pandehurit, të cilët po gjykohen me procedurë të shkurtuar, çka nënkupton se në rast shpalljeje fajtorë, do të përfitojnë ulje të dënimit.
Sipas pretencës, dënimet e kërkuara janë si më poshtë:
Sadetin Hasaj dhe Blerim Xheka nga 13 vite burg secili, Sidrit Bisha dhe Jurgen Ujkaj nga 10 vite, ndërsa Samoel Lushaj po ashtu 10 vite burg. Suad Smakaj dhe Endriol Xheka rrezikojnë nga 9 vite burg, njësoj si Mirvaldo Disha.
Ndërkohë, për Hamdi Dyli është kërkuar dënim me 8 vite burg, ndërsa Arben Vrapi dhe Adiol Çifkiku nga 6 vite secili. Lulzim Bushataj dhe Mustafa Manej rrezikojnë nga 5 vite burg.
Për katër të pandehur, Bashkim Mema, Drita Mema, Izmire Mema dhe Edison Mema, SPAK ka kërkuar pezullimin e dënimit me burg dhe vendosjen e tyre në provë për një periudhë 3-vjeçare.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)