Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur këtë të enjte në Rrugën e Kombit.
Aksidenti ka ndodhur në segmentin Milot-Rrëshen, pranë Urës së Zogut, ku sipas të dhënave paraprake janë përfshirë një automjet tip “Mini Cooper” dhe një “Volkswagen”, të cilat janë përplasur mes tyre.
Si pasojë e përplasjes së fortë, katër persona kanë mbetur të lënduar. Ata janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Rrëshenit, ku po marrin trajtim mjekësor.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, që deri në këto momente mbeten ende të paqarta.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)