Detaje të reja kanë dalë në dritë nga seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademit. Granit Plava, autori i vrasjes ka thënë se ka pasur marrëveshje me bashkëshortin e saj, Naim Murseli, i cii i kishte premtuar se do ta nxirrte nga burgu pas dy vitesh, duke pretenduar se njeh njerëz me pushtet.
Ai ka ndryshuar kështu, deklaratën që ka dhënë në polici duke thënë se ka qenë nën presion. “Asnjëherë nuk më ka tregu kush është personi (që do ta vriste), edhe m’ka thanë veç ki me marrë përgjegjësi ti, kurgjë tjetër. Unë pa u ba dy vjet të nxjerri prej burgu, e di çfarë pushteti kam”, ka rrëfyer Plava.
Akuzat e tij për Murselin shkojnë më tej duke thënë se në dijeni isthe dhe Behgjet Pacolli, siç bëjnë të ditur mediat.
“Me fjalë të Naimit qysh m’ka thanë Naimi, m’ka thanë që edhe Behgjet Pacolli për këtë rast ka qenë në dijeni, ti e di çfarë pushteti kemi na, më ka thanë. Nuk ka shansa me nejt në burg ma shumë se dy vjet”, u shpreh Plava.
Ai pretendon se Murseli i ka ofruar punë, pagë 1300 euro, një veturë G-Classs. Tha se kur e ka pyetur se kë do ta vriste, Naimi i kishte thënë se nuk ka nevojë ta dijë vetëm të marrë përgjegjësinë.
Plava ka thënë më tej se nuk e dinte cili ishte personi që do vriste, por e kuptoi pasi të nesërmen që ishte gruaja e Murselit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)