Operacion antidrogë në Prishtinë, sekuestrohet kanabis e kokainë, 5 në pranga

Policia e Kosovës ka finalizuar me sukses një operacion antidrogë ku u sekuestrua lëndë narkotike dhe një sasi parash.

Burimi: Kosovapress

26.03.2026. 17:44

Operacion antidrogë në Prishtinë, sekuestrohet kanabis e kokainë, 5 në pranga

Policia e Prishtinës ka vënë në pranga 5 persona të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit “Delivery”, policia ndaloi një makinë pranë Veternikut brenda së cilës u sekuestruan 2.2 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa dhe një sasi e konsiderueshme eurosh që dyshohet se ishin përfituar nga ky aktivitet kriminal.

Gjatë verifikimeve, rezultoi se 5 personat që ishin në makinë, një sasi droge kishin nisur ta hidhnin nga mjeti sapo pikasën forcat e policisë.

Më pas, policia ushtroi kontrolle dhe në banesat e të dyshuarve ku po ashtu u gjetën para të gatshme.

Gjithashtu, është kontrolluar edhe një veturë tjetër e përdorur nga të dyshuarit, ku janë gjetur 25 qese me kokainë me peshë totale prej 11.9 gramë.

Me urdhër të prokurorisë, të dyshuarit janë dërguar në paraburgim për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet nga antidroga në Prishtinë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)