“Hidhuni sikur s’ka të nesërme”, Rama thirrje të huajve për investime në Shqipëri

Një mesazh i drejtpërdrejtë për investitorët vendas dhe të huaj ka ardhur nga Edi Rama, ku qeveria shqiptare synon të pozicionojë vendin si një nga destinacionet më tërheqëse për biznes në rajon.

26.03.2026. 13:33

“Hidhuni sikur s’ka të nesërme”, Rama thirrje të huajve për investime në Shqipëri

Një mesazh i drejtpërdrejtë për investitorët vendas dhe të huaj ka ardhur nga Edi Rama, ku qeveria shqiptare synon të pozicionojë vendin si një nga destinacionet më tërheqëse për biznes në rajon.

Në edicionin e dytë të platformës MatchMaker Albania, që këtë vit ka mbledhur mbi 1000 pjesëmarrës dhe më shumë se 400 takime biznesi, kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria sot “reflekton kohën e botës” dhe është gati për një valë të re investimesh.

“Sot Shqipëria është një vend që të gjithë duhet ta shohin dhe të hidhen e të bëjnë sikur s’ka të nesërme”, deklaroi Rama.

Ai u ndal edhe te transformimi ekonomik, duke theksuar katër shtyllat kryesore, me fokus të veçantë te turizmi dhe zhvillimi urban. Sipas tij, Shqipëria po përjeton ndryshime të mëdha dhe po ofron një gamë të gjerë mundësish, nga turizmi individual deri te investimet në shkallë të gjerë në bregdet, qytete dhe zona rurale.

Në këtë aktivitet u prezantuan edhe projekte inovative, përfshirë një realizim teknologjik nga të rinj shqiptarë, që sipas Ramës mund të ketë ndikim edhe në industrinë ushtarake.

Nga ana tjetër, ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, theksoi se Shqipëria synon të kthehet në eksportuese neto të energjisë deri në vitin 2030. Ai vuri theksin te roli i teknologjisë dhe automatizimit në transformimin e sektorit energjetik, si dhe te rëndësia e sigurisë juridike për investitorët.

Ndërkohë, ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja, njoftoi reforma të reja në legjislacionin turistik, me synim rritjen e konkurrueshmërisë dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt për investimet.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)