Në një konferencë për mediat mesditën e së premtes, Sali Berisha u shpreh se Shqipëria është kthyer në një pikë kyçe në hartën e trafikut të drogës në Europë, duke pretenduar se vendi furnizon shtete të tjera kryesisht me kanabis. Sipas tij, edhe trafiku i kokainës lidhet me grupe kriminale që kanë lidhje të drejtpërdrejta me qeverinë.
“Pas denoncimeve të narkoshtetit shqiptar si rrezik madhor për sigurinë e rajonit, Europës dhe më gjerë… Edi Rama ktheu dje përgjigje që vendet të shohin veten e tyre. Kjo është tipike përgjigja e një padrinoje”, deklaroi Berisha.
Ai theksoi se fenomeni i drogës është global, por sipas tij Shqipëria paraqitet si një nga vendet më problematike në Europë. “Është e vërtetë se në hartën e drogës në Europë, nxin më shumë se çdo vend tjetër narkoshteti i Edi Ramës. Vende të tjera kanë Shqipërinë si furnizues kryesor të kanabisit”, u shpreh ai.
Berisha përmendi gjithashtu edhe paralajmërimet e administratës së Shteteve të Bashkuara për rreziqet që lidhen me kartelet e drogës dhe ndikimin e tyre, duke i përdorur si argument për të mbështetur qëndrimin e tij.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)