Kundërshtarët e radhës të Shqipërisë grabiten në Spanjë para ndeshjes së play off-it

Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.

27.03.2026. 12:55

Kundërshtarët e radhës të Shqipërisë grabiten në Spanjë para ndeshjes së play off-it

Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë. Dyshohet se persona të panjohur kanë hyrë në ambientet e ekipit në momentin kur ata nuk ndodheshin aty dhe kanë marrë para dhe sende me vlerë.

Gazetari ukrainas Ihor Burbas bëri të ditur se mes sendeve të vjedhura kishte edhe ora të shtrenjta që u përkisnin lojtarëve dhe stafit, ndërsa ndihmëstrajneri Alberto Bosch ka humbur rreth 1,800 euro. “Ata morën si para ashtu edhe sende të shtrenjta… në çfarë gjendje shpirtërore mund të jetë një ekip pas diçkaje të tillë?”, u shpreh ai.

Ngjarja besohet se ka ndikuar negativisht në gjendjen psikologjike të skuadrës ukrainase, e cila më pas u përball me Suedinë në një ndeshje vendimtare për kualifikimin në Botëror. Ukraina nuk arriti të siguronte fitoren dhe u eliminua nga gara, ndërsa Suedia do të përballet në finale me Poloninë, që më herët mposhti Shqipërinë.

Ndërkohë, Ukraina do të luajë ndaj Shqipërisë po në Spanjë. 

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)