“Do ta bëjnë lojën më të drejtë”, 5 rregullat e reja në Botërorin 2026

FIFA bën me dije se do të aplikojë 5 rregulla të reja në Botërorin 2026 që sipas saj do ta bëjnë lojën më të bukur dhe më të drejtë.

Burimi: Sportmediaset

26.03.2026. 21:46

“Do ta bëjnë lojën më të drejtë”, 5 rregullat e reja në Botërorin 2026

FIFA ka miratuar pesë rregulla të reja që do të zbatohen nga Kupa e Botës që nis më 11 qershor, me ndeshjen hapëse mes Meksikë dhe Afrika e Jugut.

Një nga ndryshimet kryesore lidhet me kartonët e verdhë. Tani, sistemi VAR mund të ndërhyjë për të anuluar një karton të dytë të verdhë, duke shmangur përjashtimet e padrejta të lojtarëve.

Janë vendosur edhe rregulla më të rrepta për zëvendësimet. Gjyqtari do të numërojë kohën që i duhet lojtarit për të dalë nga fusha. Nëse ai vonon më shumë se një minutë, lojtari që futet në lojë duhet të presë 60 sekonda, duke lënë skuadrën përkohësisht me 10 lojtarë.

Për rivëniet e lojës, si goditjet nga porta apo anësoret, topi duhet të luhet brenda 5 sekondash nga sinjali i gjyqtarit. Në të kundërt, skuadra humbet posedimin e topit.

Një tjetër rregull i rëndësishëm është se vetëm kapiteni i skuadrës ka të drejtë të flasë me gjyqtarin. Lojtarët e tjerë që ankohen ose e rrethojnë atë do të ndëshkohen me karton të verdhë.

Rregull i ri ka edhe për lojtarët e dëmtuar. Nëse një lojtar merr ndihmë mjekësore në fushë, ai duhet të dalë jashtë dhe të presë një minutë para se të kthehet në lojë. Ky rregull nuk vlen për rastet kur ndërhyrja ndëshkohet me karton të verdhë.

Këto ndryshime synojnë ta bëjnë lojën më të shpejtë dhe më të drejtë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)