“E do e gjithë Shqipëria”, polakët i tremben yllit kuqezi që nuk vrapon në fushë

Përkushtimi i tij ndaj Shqipërisë ka shkuar përtej futbollit, pasi trajneri Sylvinho është zhvendosur përfundimisht në Tiranë dhe në vitin 2023 mori edhe shtetësinë shqiptare, duke u kthyer në një figurë shumë të dashur për tifozët.

Burimi: Sport.pl

26.03.2026. 12:02

“E do e gjithë Shqipëria”, polakët i tremben yllit kuqezi që nuk vrapon në fushë

Mediat polake i kanë kushtuar vëmendje të lartë Kombëtares shqiptare të futbollit në prag të ndeshjes së mbrëmjes së sotme, e vlefshme për play off-in e Kupës së Botës 2026.

Në një artikull të gjatë për kuqezinjtë, Sport.pl ka intervistuar edhe teknikun Sylvinho duke e vlerësuar atë si yllin e madh të ekipit kombëtar, i cili nuk vrapon nëpër fushë për 90 minuta, por e gjithë Shqipëria e do.

Sipas medias polake, Kombëtarja shqiptare po jeton një nga periudhat më të mira në historinë e saj dhe në qendër të këtij transformimi është trajneri brazilian.

“Edhe pse skuadra ka lojtarë që aktivizohen në elitën e futbollit europian, figura më e rëndësishme nuk është në fushë, por në pankinë. Që nga debutimi i tij në vitin 2023, ku Shqipëria u mposht minimalisht nga Polonia, ajo humbje rezultoi e vetmja në kualifikueset e Euro 2024. Nën drejtimin e Sylvinhos, kuqezinjtë fituan grupin dhe siguruan pjesëmarrjen e dytë në një Kampionat Europian, duke treguar se nuk janë më një ekip ‘i vogël’”, shkruajnë ata.

Braziliani, ish-lojtar i Arsenal dhe Barcelonës, ka sjellë një filozofi të re loje, më sulmuese dhe më të guximshme, duke kaluar nga skemat mbrojtëse në një sistem 4-3-3 që i jep më shumë liri kreativitetit të lojtarëve.

“E dija që duhej të jetoja në Tiranë. Kjo më ndihmoi të kuptoj identitetin dhe shpirtin e këtij vendi. Nuk mund të isha thjesht një trajner që vjen dhe largohet”, është shprehur Sylvinho për Sport.pl.

Përkushtimi i tij ndaj Shqipërisë ka shkuar përtej futbollit, pasi trajneri është zhvendosur përfundimisht në Tiranë dhe në vitin 2023 mori edhe shtetësinë shqiptare, duke u kthyer në një figurë shumë të dashur për tifozët.

“Nuk mund të hyja në dhomën e zhveshjes dhe të thosha se di gjithçka. Duhej të fitoja besimin e lojtarëve. Sot ndihem pjesë e tyre, pjesë e Shqipërisë”, nënvizon braziliani.

Nën drejtimin e tij, Shqipëria jo vetëm që arriti rezultate historike në Europian, por po lufton edhe për një kualifikim të mundshëm në Kupën e Botës, diçka që nuk është arritur kurrë më parë.

“Kam lojtarë me cilësi dhe guxim. Ata duan të krijojnë, duan të sulmojnë. Detyra ime është t’u jap lirinë për ta bërë këtë. Dhe kur veshin fanellën kuqezi, japin gjithçka.”

Në Shqipëri, sipas medias polake, Sylvinho nuk shihet më si një trajner i huaj, por si një nga të “tanët”, simbol i besimit, guximit dhe një epoke të re për futbollin vendas.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)