“Luftë për 1 litër naftë”, grushta dhe shkelma në pikat e karburantit në Indi

Disa pika shërbimi u detyruan që të pezullojnë përkohësisht operacionet, për shkak të mbipopullimit dhe tensioneve.

26.03.2026. 12:44

“Luftë për 1 litër naftë”, grushta dhe shkelma në pikat e karburantit në Indi

India është një prej shteteve që po vuan më tepër krizën e karburanteve. Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit, që shërben si pika kyçe e furnizimit me naftë ka shkaktuar tensione në shumë rajone të vendit, ku madje janë regjistruar edhe dy viktimat e para.

Mungesa e naftës ka nxitur shqetësim dhe radhë të gjata për furnizim në pikat e karburanteve. Pikërisht nga kjo dyndje është rritur pakënaqësia dhe tensioni ndërmjet qytetarëve. Në qarkun Dewas të Madhya Pradesh, situata u tensionua kur njerëzit u përplasën se cilët do të merrnin të parët karburant.

Sipas raportimeve, disa persona sulmuan të tjerët gjatë përpjekjes për të siguruar benzinë ose naftë. Dëshmitarët tregonin se njerëzit e përfshirë në incidente bërtisnin vazhdimisht: “Unë do ta marr i pari, unë do ta marr i pari”.

Radhët e gjata në pikat e furnizimit me karburante janë kthyer në një pamje të zakonshme. Disa pika shërbimi u detyruan që të pezullojnë përkohësisht operacionet, për shkak të mbipopullimit dhe tensioneve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)