Sulmohet me raketa e dronë Abu Dhabi, dy të vdekur dhe tre të plagosur

Raportohet se dy persona u vranë në Abu Dhabi kur një raketë e painterceptuar nga mbrojtja ajrore e goditi qytetin.

Burimi: Sky News

26.03.2026. 08:24

Sulmohet me raketa e dronë Abu Dhabi, dy të vdekur dhe tre të plagosur

Kur po bëhen mëse një muaj luftë mes boshtit SHBA-Izrael dhe Iranit, në Lindjen e Mesme, konflikti ka marrë edhe dy jetë të tjera në shtetet e Gjirit Persik, të cilat kanë qenë shënjestër e sulmeve të herëpashershme me dronë kamikazë dhe raketa nga Teherani.

Raportohet se dy persona u vranë në Abu Dhabi kur një raketë e pa interceptuar nga mbrojtja ajrore e goditi qytetin. Zyra e shtypit e Emirateve të Bashkuara Arabe konfirmoi viktimat në një deklaratë, ku po ashtu thuhet se tre persona të tjerë u plagosën.

Emiratet e Bashkuara Arabe po ashtu njoftuan të enjten në mëngjes se po interceptonin sulmet iraniane me raketa dhe dronë mbi territorin e tyre.

Ata thanë se sistemet e mbrojtjes ajrore po vendoseshin për të interceptuar raketat balistike, ndërsa avionët luftarakë ishin në qiell për të rrëzuar dronët që po vinin.

Ky ishte paralajmërimi i tretë i tillë i lëshuar nga ministria e mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe që nga nata e së mërkurës.

Ndërkohë, gjashtë persona u plagosën në një breshëri sulmesh me raketa të nisura nga Irani drejt Izraelit të enjten në mëngjes.

Pesë persona u plagosën nga një bombë thërrmuese, sipas izraelitëve, në qytetin Kafr Qasim, ndërsa një person tjetër u plagos nga një shpërthim në Bregun Perëndimor.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)