I vodhi në makinë muzikën e papublikuar Beyonce-s, burg për 41-vjeçarin
Një persn që hyri me forcë në një makinë dhe vodhi hard disqe që përmbanin muzikë të papublikuar nga Beyoncé është dënuar me dy vjet burg.
15:42 1 ditë më parë13.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Organizata kriminale e armatosur kishte krijuar një sistem të mirëorganizuar shitjeje droge në internet, të ngjashëm me platformat e tregtisë online.
Operazioni “Suburra”, referuar lagjes më antike dhe më të famshme të Romës, ka zbuluar një organizatë kriminale të armatosur që kishte krijuar një sistem të mirëorganizuar shitjeje droge në internet, të ngjashëm me platformat e tregtisë online.
Që në orët e para të mëngjesit, hetuesit e Policisë së Shtetit italian kanë ekzekutuar 12 masa sigurie: 8 arrestime me burg dhe 4 masa me arrest shtëpie, si edhe 10 kontrolle ndaj personave të dyshuar se janë pjesë e këtij rrjeti.
Sipas hetimeve, grupi kriminal kishte futur tonelata me lëndë narkotike në rajonin e Marche, që si kryeqendër ka Ancona-n. Sipas policisë, bëhej fjalë kryesisht për hashash dhe kokainë, të cilat promovoheshin dhe shiteshin online sikur të ishin produkte të zakonshme.
Shitjet realizoheshin përmes një kanali privat mesazhesh të quajtur “La Sacra Famiglia” (Familja e Shenjtë). Për të blerë drogë me shumicë, klientët duhej të dërgonin fillimisht një kopje të dokumentit të identitetit si “garanci”. Më pas ata mund të zgjidhnin produktin nga një menu, ndërsa porosia u dërgohej në shtëpi nga korrierë ekspres. Dorëzimi nga korrieri te klienti realizohej duke përdorur një fjalëkalim sekret.
Sipas autoriteteve, korrierrët fitonin deri në 5 mijë euro në muaj. Në dorëzimin e parë, për të testuar besueshmërinë e klientit, ata shkonin të armatosur me pistoletë. Organizata kishte krijuar edhe një sistem “vlerësimesh”, ku klientët mund të linin komente për cilësinë e drogës dhe saktësinë e shërbimit të dorëzimit.
Po ashtu, grupi kriminal ofronte ndihmë ligjore dhe ekonomike për anëtarët e arrestuar që konsideroheshin besnikë, ndërsa ndaj atyre që dyshoheshin si tradhtarë organizonte dhunë dhe rrahje brenda burgjeve. Sipas hetimeve, kreu i organizatës, i quajtur nga anëtarët “Padre” (Baba), kishte detyruar një person të hidhej nga një makinë në lëvizje në autostradë pas një marrëveshjeje të dështuar droge në Puglia. Ai gjithashtu dyshohet se kishte tentuar të vriste qentë e një anëtari të ri që më pas u shpall tradhtar.
Fotografohet artikulli dhe ngarkohet imazhi në një chatbot me inteligjencë artificiale, duke kërkuar që fotografia të modifikohet në mënyrë që objekti të duket i dëmtuar, me gërvishtje, çarje apo shenja përdorimi që në realitet nuk ekzistojnë.
21:39 5 h më parë14.05.2026.
Autori
Admiral Brad Cooper deklaroi se forcat amerikane kanë arritur objektivat ushtarakë në më pak se 40 ditë operacione. Veprimet ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit kanë “ulur ndjeshëm” aftësinë e Iranit për të kërcënuar SHBA-në dhe partnerët rajonalë.
20:39 6 h më parë14.05.2026.
Autori
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Kina ka pranuar të blejë 200 avionë nga kompania amerikane Boeing, në kuadër të një marrëveshjeje shumë miliardë dollarëshe që pritet të shënojë rikthimin e bashkëpunimit të madh tregtar mes dy vendeve në sektorin e aviacionit civil.
20:21 6 h më parë14.05.2026.
Autori
Pesë turistë italianë kanë humbur jetën gjatë një zhytjeje nënujore në Maldive. Sipas Ministrisë së Jashtme italiane, viktimat po kryenin një zhytje pranë atolit Vaavu, afër zonës Alimathaa, kur ndodhi incidenti fatal.
19:00 8 h më parë14.05.2026.
Autori
Sipas raportimeve të inteligjencës amerikane të cituara nga Washington Post, disa kompani kineze kanë zhvilluar diskutime me Iranin për dërgesa armësh përmes vendeve të treta, në mënyrë që të fshihet origjina e tyre.
18:44 8 h më parë14.05.2026.
Autori
Marrëdhëniet mes Shtetet e Bashkuara dhe Kinës janë rikthyer në qendër të vëmendjes globale pas takimit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit kinez Xi Jinping në Pekin, ku u diskutuan çështje kyçe si tregtia, energjia, Tajvani dhe tensionet në Lindjen e Mesme.
16:55 10 h më parë14.05.2026.
Autori
Mbi 100 persona kanë humbur jetën në një stuhi të dhunshme në Utta Pradesh, shtetin më të populluar të Indisë. Pemët që bien, strukturat që shemben dhe rrufetë vranë të paktën 104 persona, plagosën më shumë se 50 dhe dëmtuan shtëpi në Indinë veriore, thanë zyrtarët.
15:24 11 h më parë14.05.2026.
Autori
Saleh Mamman, një ish-ministër i energjisë nigeriane, është dënuar me 75 vjet burg për pastrim parash prej 24.7 milionë dollarë, një dënim i rrallë kundër zyrtarëve të korruptuar në kombin e Afrikës Perëndimore.
15:06 12 h më parë14.05.2026.
Autori
Wes Streeting ka dhënë dorëheqjen nga kabineti si sekretar i shëndetësisë dhe i bëri thirrje Keir Starmer të japë dorëheqjen si kryeministër, duke thënë se tani duhet të ketë një garë për lidership.
14:54 12 h më parë14.05.2026.
Autori
Komente (0)