Ndalimi dhe dëbimit të emigrantëve, BE nis miraton planin më të ashpër të deportimit

Parashikohet krijimi i qendrave të kthimit jashtë BE-së, ndalimi i emigrantëve deri në 24 muaj, si dhe vendosja e urdhrave të kthimit që do të vlejnë në të gjithë territorin e Unionit.

26.03.2026. 14:56

Ndalimi dhe dëbimit të emigrantëve, BE nis miraton planin më të ashpër të deportimit

Bashkimi Europian ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt forcimit të masave kundër emigracionit të paligjshëm. Parlamenti Europian ka votuar sot me 389 vota pro dhe 206 kundër, duke miratuar nisjen e menjëhershme të negociatave për Rregulloren e re të Kthimit të Emigrantëve.

Sipas planit të ri, parashikohet krijimi i qendrave të kthimit jashtë BE-së, ndalimi i emigrantëve deri në 24 muaj ose më shumë, si dhe vendosja e urdhrave të kthimit që do të vlejnë në të gjithë territorin e Bashkimit Europian.

Një tjetër pikë e debatueshme është mundësia që emigrantët të deportohen drejt vendeve të sigurta, edhe në rast se ata nuk kanë jetuar më parë në ato shtete. Ky projekt konsiderohet si masa më e fortë që BE ka propozuar deri tani për të frenuar emigracionin ilegal, por ende nuk është ligj. Sipas procedurës, negociatat duhet të vazhdojnë me Këshillin e BE-së përpara miratimit përfundimtar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)