Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka shprehur mbështetjen e saj për kombëtaren e Shqipërisë dhe përfaqësuesen e Kosovës. Motivimi nga ylli i muzikës botërore erdhi përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Artistja ka publikuar një foto të dy skuadrave, të cilat qëndronin krahë për krahë, e që shoqërohej me një mesazh për futbollistët: “Suksese! Shpresoj të bëni histori dhe të kualifikoheni në Kupën e Botës”.
Në imazhin e shpërndarë shfaqeshin lojtarët e të dy përfaqësueseve para fillimit të ndeshjes, ndërsa mbi foto janë vendosur edhe sloganet: “Forca Kosova” dhe “Forca Shqipëria”. Kuqezinjtë dhe Dardanët kanë shansin e madh që të hyjnë në histori, duke hedhur një hap vendimtar drejt pjesëmarrjes së parë në Kupën e Botës.
Shqipëria luan në Varshavë nga Polonisë, ndërsa Kosova përballet me Sllovakinë. Të dyja ndeshjet nisin prej orës 20:45. Në rast kualifikimi, dy ekipet e shqiptarëve do të luajnë më pas në finalen e fazës “play-off”, aty ku sigurohet pjesëmarrja në Botërorin 2026.
Foto ilustruese
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një 82 vjeçar që ishte shpallur i zhdukur nga familjarët është gjetur pa jetë në Klos. I moshuari dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga një lartësi e madhe.
Mediat raportojnë ndërkohë se Irani po intensifikon sulmet brenda këtyre 48 orëve, që konsiderohen si kyçe për një takim të mundshëm mes delegacioneve të SHBA dhe Iranit.
Ish-presidenti i federatës polake dhe një nga figurat më të njohura të futbollit, Zbigniew Boniek, ka ngritur alarmin përpara ndeshjes vendimtare ndaj Shqipërisë, duke kritikuar ashpër mentalitetin e kombëtares së Polonisë.
Përkushtimi i tij ndaj Shqipërisë ka shkuar përtej futbollit, pasi trajneri Sylvinho është zhvendosur përfundimisht në Tiranë dhe në vitin 2023 mori edhe shtetësinë shqiptare, duke u kthyer në një figurë shumë të dashur për tifozët.
Kombëtarja e Polonisë duket se ka gati formulën për sfidën vendimtare ndaj Shqipërisë, me trajnerin Jan Urban që pritet të hedhë në fushë një formacion ofensiv, por edhe me disa zgjedhje surprizë.
Në konferencën për shtyp të zhvilluar këtë të mërkurë, tekniku i vendasve Jan Urban u shpreh se ndeshja do të jetë e hapur dhe Shqipëria mund të dale me fitore nga Varshava.
Sylvinho deklaroi nga Varshava se Shqipëria është gati për ndeshjen e nesërme përballë Polonisë e cila do të vendosë të ardhmen e Kombëtares drejt vendeve të fundit bosh për Botërorin.
Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Poloni pak pas mesditës së kësaj të mërkure, duke hyrë zyrtarisht në fazën finale të përgatitjeve për sfidën vendimtare ndaj Polonisë në “play-off”-in e Botërorit 2026.
Grupimi i organizuar paralajmëroi se mungesa e tyre do të ndikojë drejtpërdrejt në atmosferën në stadium, duke theksuar se mbështetja nga tribunat ka qenë gjithmonë një element kyç për Kombëtaren.
Komente (0)