Shuhet ëndrra Botëror, Shqipëria mëkaton në Varshavë

Shqipëria i ka dhënë fund ëndrrës për një vend në Botëror, pasi u mund nga Polonia me rezultatin 2-1.

26.03.2026. 22:45

Shuhet ëndrra Botëror, Shqipëria mëkaton në Varshavë

Është shuar në Varshavë ëndrra e Shqipërisë për të vijuar rrugëtimin drejt finales së play-off-it për një vend në Botërorin e verës në SHBA, Kanada e Meksikë.

Kuqezinjtë janë mundur me rezultatin 2-1 nga Polonia vendase, në një rezultat që në fakt duhet të fliste ndryshe.

Ndeshja filloi me një dominim për djemtë e Urban, por që zgjati vetëm 10 minuta. Më pas djemtë e Shqipërisë morën më shumë iniciativë dhe falë një gabimi të mbrojtjes polake, Arbër Hoxha vjedh një top dhe pasi shmangu portierin arriti të shënojë.

Me jehonën e 3000 tifozëve kuqezinj mbyllet dhe pjesa e parë e takimit.

Pjesa e dytë nis sërish me një epërsi të Shqipërisë, me Bajramin që mund të dyfishonte shifrat dhe të mbyllte fatet e këtij takimi, por topi zgjodhi të fshinte këndin ku bashkohen shtyllat.

Këtu nis dhe tatpjeta për Kuqezinjtë, pasi polakët arrijnë të barazojnë në minutën e 63 me Lewandowskin nga një goditje këndi.

Shqipëria ka një tjetër rast të mirë me dy të sapofuturit në lojë Broja e Pilo me këtë të fundit që del përballë portierit polak dhe nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë nga fare pranë.

Polonia gjen fuqi dhe sulmon portën e Strakoshës dhe në minutën e 73-të, Zielinki gjen dhe golin e avantazhit me një goditje spektakolare.

Minutat e mbetura nuk prodhuan asgjë, ndonëse Sylvinho hodhi në lojë dhe mundësitë e fundit.

Djemtë e Kombëtares dalin të zhgënjyer nga ky takim, por duhet thënë se bënë krenar të gjithë shqiptarët gjatë këtij rrugëtimi, i cili duhet thënë se ishte shumë i vështirë.

Polakët do të përballen në finale me Suedinë e cila eliminoi lehtësisht Ukrainën.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)