“Gjaku shqiptar nuk mësohet, por trashëgohet”, Duka reagon pas humbjes në Poloni

Edhe pse ëndrra për Botërorin u ndërpre, Kombëtarja shqiptare la pas një paraqitje që ka marrë vlerësime të larta, jo vetëm nga tifozët, por edhe nga drejtuesit më të lartë të futbollit në vend.

27.03.2026. 08:52

Pas humbjes 2-1 ndaj Polonisë, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, reagoi me një mesazh mbështetës për skuadrën, duke theksuar se pavarësisht rezultatit, krenaria për lojtarët mbetet e paprekur.

“Sonte nuk është një natë për të ulur kokën, përkundrazi. Është një natë për të qëndruar drejt dhe për t’u mburrur me këtë skuadër”, u shpreh Duka, duke vlerësuar shpirtin dhe karakterin që futbollistët treguan në fushë.

Ai pranoi se humbja dhemb, sidomos për faktin se Shqipëria ishte shumë pranë realizimit të një ëndrre të madhe, kualifikimit në Botëror. Megjithatë, sipas tij, ajo që ekipi tregoi në fushë shkon përtej rezultatit final.

“Është një premtim për të ardhmen. Kjo është skuadra më e fortë dhe më e bukur që kemi pasur ndonjëherë”, theksoi kreu i FSHF-së.

Në mesazhin e tij, Duka nënvizoi edhe elementin e krenarisë kombëtare, duke u ndalur te ajo që e cilësoi si “gjaku shqiptar”, një vlerë që, sipas tij, nuk mësohet, por trashëgohet dhe reflektohet në fushën e lojës.

Ai falënderoi lojtarët për emocionet dhe besimin që i kanë dhënë tifozëve, duke shtuar se kjo skuadër ka bërë që shqiptarët të ëndërrojnë sërish, pavarësisht rezultatit zhgënjyes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)