La Liga ka reaguar zyrtarisht ndaj incidenteve të fundit që përfshijnë tifozët e Sevillas, duke dënuar ashpër kërcënimet dhe intimidimet ndaj lojtarëve dhe drejtuesve të klubit.
Ngjarjet ndodhën pas humbjes së tretë radhazi në kampionat, këtë herë ndaj Real Oviedo, që ka thelluar krizën sportive të skuadrës andaluziane.
Në kthimin e ekipit, disa tifozë u mblodhën në aeroport për të ofenduar futbollistët, ndërsa grupe të tjera, disa prej tyre me fytyrë të mbuluar, u paraqitën pranë qendrës stërvitore.
Në reagimin e saj, La Liga theksoi se këto veprime kalojnë çdo kufi të kritikës së pranueshme sportive dhe përbëjnë sjellje të papranueshme. Organizata paralajmëroi se raste të tilla do të referohen tek autoritetet dhe do të ndiqen me masa konkrete.
Ndërkohë, situata sportive e Sevillas mbetet e vështirë. Ekipi renditet në vendin e 17 dhe ndodhet vetëm dy pikë larg zonës së rënies nga kategoria, ndërsa kanë mbetur edhe tetë javë deri në fund të sezonit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)