“Do të punojmë ngushtë me Iranin”, Trump: Tarifa 50% për vendet që furnizojnë Teheranin me armë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni po punon “ngushtë” me Iranin, duke lënë të kuptohet për një fazë të re marrëdhëniesh mes dy vendeve pas armëpushimit të arritur.

Burimi: BBC

08.04.2026. 13:54

Në një postim në rrjetin Truth Social, Trump tha se Irani ka kaluar një proces që ai e cilësoi si “ndryshim regjimi shumë produktiv”. Ai theksoi se Teherani nuk do të pasurojë uranium dhe se SHBA do të bashkëpunojë për të “nxjerrë dhe larguar mbetjet bërthamore të varrosura thellë”, duke shtuar se këto zona janë nën mbikëqyrje të rreptë satelitore.

Sipas tij, asgjë nuk është prekur që nga momenti i sulmit, ndërsa shtoi se po diskutohen edhe lehtësira për tarifa dhe sanksione. Trump deklaroi se shumë nga 15 pikat e marrëveshjes janë arritur tashmë.

Në një reagim të dytë, presidenti amerikan paralajmëroi masa të forta ekonomike ndaj çdo vendi që furnizon Iranin me armë. “Çdo shtet që i jep armë Iranit do të përballet menjëherë me tarifa 50% për çdo produkt që shet në SHBA, pa përjashtime”, shkroi ai.

Nga ana tjetër, zv.presidenti JD Vance e cilësoi armëpushimin mes palëve si një “armëpushim të brishtë”, duke i bërë thirrje Iranit të negociojë me “mirëbesim” për një marrëveshje afatgjatë.

Ndërkohë, kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, njoftoi se Islamabadi do të presë delegacione nga SHBA dhe Irani të premten për të vijuar negociatat drejt një marrëveshjeje përfundimtare.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)