Faza vendimtare e Champions: Bayern sfidon Real Madrid në çerekfinale

“Los Blancos” në vështirësi pas humbjes në kampionat me Mallorca, bavarezët paraqiten në këtë sfidë në formë të frikshme.

07.04.2026. 12:31

Faza vendimtare e Champions: Bayern sfidon Real Madrid në çerekfinale

Champions League rikthehet me spektaklin e fazës çerekfinale, ku tetë nga skuadrat më të mëdha të Europës përgatiten për duelet e dyfishta që pritet të vendosin fatin e sezonit. Vëmendja kryesore është te përballja ndërmjet Real Madrid dhe Bayern Munich, një sfidë klasike që vjen në një moment të trazuar për spanjollët.

“Los Blancos” po kalojnë një sezon të komplikuar pas largimit të Carlo Ancelottit, me luhatje në rezultate dhe probleme të shumta me dëmtimet. Humbja e fundit ndaj Mallorcas, me golin vendimtar të realizuar nga Vedat Muriqit, ka rënduar situatën në kampionat. Reali ka humbur terren nga kryesuesit e Barcelonës, që kanë 7 pikë avantazh.

Në “Santiago Bernabeu” pritet të mbërrijë një Bayern në formë të mirë, që ka treguar forcë në Europë. Gjermanët paraqiten në këtë sfidë pas suksesit në kampionat ndaj Freiburgut, ku tre prej golave i shënoi në minutat shtesë. Bavarezët kanë arritur tashmë kuotën e 100 golave në Bundesligë, duke konfirmuar potencialin e tyre ofensiv.

Dueli pritet të jetë edhe një përballje direkte mes dy sulmuesve kryesorë të momentit, Kylian Mbappe dhe Harry Kane, të cilët do të kërkojnë të udhëheqin ekipet e tyre drejt gjysmëfinaleve. Reali dhe Bayerni janë skuadrat që janë përballur më tepër në arenën ndërkombëtare.

Ato regjistrojnë 28 ndeshje: secila prej skuadrave ka 12 fitore, teksa 4 përballje janë mbyllur në barazim. Real Madrid nuk ka humbur asnjë nga 8 ndeshjet e fundit kundër Bayern, por gjermanët janë në një prej momenteve më të mira të këtyre viteve dhe vlerësohen absolutisht si favoritë për të fituar trofeun e Champions League.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)