Zjarr dhe tym me Ferrari, Lewis Hamilton dhe Kim Kardashian ndezin Tokion

Piloti i “kokëkuqes” dhe ylli i showbiz-it dhurojnë një spektakël në rrugët e kryeqytetit japonez.

07.04.2026. 14:16

Zjarr dhe tym me Ferrari, Lewis Hamilton dhe Kim Kardashian ndezin Tokion

Gjatë pauzës nga garat e Formula 1, Lewis Hamilton ka konfirmuar lidhjen me Kim Kardashian në një mënyrë spektakolare. Britaniku kombinoi pasionin për makinat e shpejta, interesin për modën dhe dëshirën për tërhequr vëmendje. Çifti i ri më i komentuar i garave të shpejtësisë dha një shfaqje që banorët e Tokios nuk do ta harrojnë lehtë.

Piloti britanik u shfaq në timonin e një Ferrari F40, ndërsa Kim qëndronte në vendin e pasagjerit, duke realizuar një seri me drift në rrugët e qytetit. Mjeti luksoz konsiderohet një ikonë e viteve ’80 dhe me vlerë rreth 3 milionë euro. Por ai u shfrytëzua në kapacitet të plotë, me xhirim gomash dhe flakë që dilte nga marmita sportive, duke konfirmuar aftësinë e Hamilton si një prej kampionëve më të mëdhenj të Formula 1.

Ferrari F40, i njohur për karakterin e fuqishëm dhe kontrollin të vështirë, u “drejtua” nga Hamilton me lehtësi, duke dhuruar pamje spektakolare që menjëherë u shpërndanë në rrjetet sociale. Ngjarja bashkoi adhuruesit e makinave, fansat e modës dhe publikun e gjerë, duke bërë fundjavën në Tokio një eksperiencë të paharrueshme për të gjithë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)