James Bond i ri do të jetë femër? Zbulohet aktorja që mund të luajë agjentin 007

Regjisori, i cili punoi me Sweeney-n në filmin "The Housemaid", komentoi se aktorja do të ishte ideale për të marrë rolin e agjentit 007 në filmin e ardhshëm, jo si një vajzë e James Bond, por si vetë superspiuni.

06.04.2026. 17:30

James Bond i ri do të jetë femër? Zbulohet aktorja që mund të luajë agjentin 007

Regjisori i famshëm,  Paul Feig, e sheh aktoren amerikane Sydney Sweeney si James Bond- in e ardhshëm, duke pohuar se ajo do të ishte e mirë në rolin e një spiuneje.

Regjisori, i cili punoi me Sweeney-n në filmin "The Housemaid", komentoi se aktorja do të ishte ideale për të marrë rolin e agjentit 007 në filmin e ardhshëm, jo si një vajzë e James Bond, por si vetë superspiuni.

Sipas Feig, ka pasur disa vajza të shkëlqyera në kastin e filmave të James Bond, por Sydney sipas tij e meriton të jetë një super spiune, pasi ajo është brilante.

“Ajo është një nga aktoret më punëtore dhe profesioniste që njoh, shumë e zgjuar, shumë e mençur. Mendoj se do të ishte një spiune e mirë", theksoi ai.

28-vjeçarja, e cila vitin e kaluar shprehu interesin e saj për serialin pasi Amazon bleu MGM, tha: “Gjithmonë kam qenë një fanse e madhe dhe jam e emocionuar dhe kurioze të shoh se çfarë do të bëjnë.

E pyetur nëse do të donte të luante vajzën e James Bond, ajo tha: "Varet nga skenari. Mendoj se do të argëtohesha më shumë si vetë James Bond."

Vërehet se deri më sot roli i  agjentit 007 ka qenë luajtur nga aktorë meshkuj. Pas largimit të Daniel Craig në vitin 2021, pas filmit "No Time to Die", kërkimi për pasardhësin e tij është intensifikuar, me emra që jepen e merren.

Në shkurt të vitit 2025, producentët e serialit, Babra Broccoli dhe Michael G. Wilson, vazhduan shitjen e ekskluzivitetit te Amazon MGM Studios, për një shumë që vlerësohet të ketë arritur afërsisht 1 miliard paund, duke shënuar fillimin e një epoke të re për agjentin legjendar të filmit.

Sipas raportimeve, prodhimi është në fazën përgatitore, me xhirimet e planifikuara për në fund të vjeshtës dhe vazhdimin në fillim të dimrit. Në të njëjtën kohë, bashkëpunimi me Prime Video mund të çojë në një shfaqje të njëkohshme ose pothuajse të njëkohshme të filmit si në kinema ashtu edhe në një platformë transmetimi, një zhvillim që do të ishte një hap i paprecedentë në historinë 64-vjeçare të ekskluzivitetit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)