18 milionë euro në një foto! Ky është luksi në të cilin jetojnë Ronaldo dhe Georgina
Një foto e publikuar në rrjetet sociale nga partnerja e Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez, ka tërhequr vëmendjen për luksin e jashtëzakonshëm që shfaq.
Një foto e publikuar në rrjetet sociale nga partnerja e Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez, ka tërhequr vëmendjen për luksin e jashtëzakonshëm që shfaq.
Bëhet fjalë për një imazh të realizuar brenda makinës superluksoze Bugatti Centodieci, një nga automjetet më të shtrenjta në botë, e cila vlerësohet rreth 11.8 milionë euro. Por kjo nuk është e gjitha.
Në foto shfaqen gjithashtu edhe aksesorë me vlerë marramendëse. Ora e Ronaldos, e markës Patek Philippe, kap vlerën mbi 620 mijë euro, ndërsa ora e Georginës rreth 385 mijë euro. Po ashtu, unaza e fejesës që ajo mban në dorë vlerësohet mbi 5 milionë euro.
Në total, vetëm objektet e dukshme në këtë foto arrijnë një vlerë prej afro 18 milionë eurosh, duke e bërë atë një nga imazhet më luksoze të shpërndara në rrjete sociale kohët e fundit.
Foto: AP/Joel C Ryan
Që prej vitit 2023, Ronaldo është transferuar në Arabinë Saudite, ku sipas raportimeve ndërkombëtare përfiton rreth 200 milionë euro në vit, duke i mundësuar një stil jetese tepër të shtrenjtë dhe të rrallë për publikun e gjerë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Grupe personash dogjën automjete dhe kosha mbeturinash, hodhën mjete piroteknike dhe shkaktuan dëme në disa biznese. Forcat e rendit ndërhynë me disa operacione shpërndarjeje pasi turmat u bënë të pakontrollueshme në disa pjesë të qytetit.
Raporti evidenton funksionim normal të sistemit kardiovaskular, atij respirator dhe neurologjik. Po ashtu, Trump ka marrë sërish rezultatin maksimal në testin për identifikimin e shenjave të mundshme të rënies njohëse ose demencës.
Përfaqësuesja socialiste theksoi se Shqipëria ka nevojë për investime dhe zhvillim ekonomik, por këto duhet të realizohen gjithmonë në përputhje me ligjin dhe me respektimin e komunitetit dhe mjedisit.
Është ndarë nga jeta aktorja dhe producentja e njohur Zeudi Araya. Lajmi u konfirmua nga familja e saj, e cila bëri të ditur se artistja u shua në banesën e saj pas një sëmundjeje të gjatë.
Pas Francës dhe Britanisë së Madhe, edhe Italia e ka anuluar koncertin e reperit kontrovers amerikan Kanye West. Vendimi i prefektit të Rexhio Emilias bazohet në shqetësime për rendin publik dhe sigurinë.
Autoritetet austriake e arrestuan pak para koncertit të parë të planifikuar në stadiumin “Ernst Happel” në Vjenë, pas një informacioni të marrë nga CIA amerikane.
Aktori francez Pierre Deny ka vdekur. Deny, i cili ishte 69 vjeç, vdiq të hënën, më 25 maj. Vajzat e tij konfirmuan lajmin për vdekjen e tij në një deklaratë, sipas medias franceze TF1.
Donald Trump Jr. dhe personaliteti i shquar i Palm Beach, Bettina Anderson, festuan martesën e tyre të shtunën me një festë dasme në një ishull tropikal, disa ditë pasi çifti zyrtarisht u martua në Florida, sipas të dhënave publike dhe deklaratave nga familja Trump.
“Fjord” u konsiderua një nga veprat më të forta të festivalit për mënyrën se si trajton përplasjen mes traditës fetare dhe shoqërisë moderne europiane.
Komente (0)